Google ADS

Trump do t’i nxjerrë në domenin publik detajet rreth John F Kennedy

08:28 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti Trump ka bërë të ditur se do t’i nxjerrë në domenin publik të gjitha detajet që deri tash kanë qenë të mbyllura rreth vrasjes së presidentit John F Kennedy , transmeton arbresh.info.

Kjo deklaratë, edhe pse pa dëshirën e Këshillit nacional të sigurisë, do të bëhet e ditur për të gjithë ka pranuar Trump.

Deklarata e Trump është bërë me anë të profilit të tij në Twitter duke thënë “do t’i lejojë që të hapen fajllet e klasifikuara dhe të mbyllura rreth JFK.”

VENDIMI I Trump është pritur me dyshime duke parë që presidenti s’e ka problem të falsifikimit dhe ngatërrimit të informacioneve.

Politikulogu Larry Sabato ka pranuar që ky do të ishte vendimi më me mend nga presidenti i tanishëm.

Këto fajlle kanë qenë të mbyllura që nga vrasja e Kennedy./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme