Ndërsa Donald Trump premton dëbimin më të madh masiv të emigrantëve pa dokumente në historinë e SHBA-ve, ekipi që drejton po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së granteve federale për policët që refuzojnë të zbatojnë urdhrat.
Tre burime pranë fushatës kanë paralajmëruar se planet nuk do të zbatohen derisa t’i zbardh ato vetë Trumpi, shkruan skynews.
Kjo lëvizje mund të ngjallë sfida ligjore, siç ndodhi me një politikë të ngjashme gjatë administratës së parë të 78-vjeçarit.
Burimet pretendojnë se taktika do t’i mbijetojë ndaj sfidave ligjore dhe do të ushtrojë presion mbi shtetet, qarkun dhe qytetet që të marrin pjesë në dëbime masive.
Arrestimi dhe dëbimi i deri në 1.9 milion emigrantëve nga agjentët federalë do t’i kushtonte gati 10 herë më shumë se buxheti vjetor aktual i departamentit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) të SHBA-ve, sipas Këshillit Amerikan të Imigracionit, organizatë kërkimore dhe avokate pro-imigracionit.
Për të ushtruar presion mbi agjencitë e zbatimit të ligjit lokal që të bashkëpunojnë, ekipi i ish-presidentit amerikan do të ndërpresë qasjen e tyre në grantet e Departamentit të Drejtësisë, thanë të tre burimet.
Departamenti i Drejtësisë e përshkruan programin e granteve “Byrne JAG” si “burimi kryesor i financimit federal të drejtësisë për juridiksionet shtetërore dhe lokale”.
Ndryshe, Trump do të përballet të mësojë të martën fatin e zgjedhjeve presidenciale, ku si kundërkandidate e ka demokraten, Kamala Harris. /Telegrafi/
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...