Presidenti amerikan, Donald Trump, si reagim ndaj moszgjatjes së embargos së armëve kundër Iranit nga Këshilli Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) tha se javën e ardhshme do të vendosin sanksione të reja ndaj këtij vendi.
Në një konferencë për media në New Jersey ku ndodhet për pushime, Trump bëri vlerësime lidhur me çështjet e rendit të ditës.
Lidhur me vendimin e marrë nga KS-OKB të premten për “moszgjatjen e embargos së armëve ndaj Iranit”, Trump tha: “Këtë e prisnim. Në reagim të kësaj do të vendosim sanksione. Këto do t’i shihni javën e ardhshme”.
Trump tha se nuk mendon për momentin që të marrë pjesë në takimin propozues me video-konferencë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin lidhur me çështjen.
Në një votim të kryer të premten, KS i OKB-së nuk pranoi propozimin e SHBA-ve e cila kërkonte zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit. /AA/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person