Bëhet e ditur se në bisedën telefonike Trump-Moon është diskutuar në mënyrë të gjerë për takimi më 27 prill të Moon me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ndërkohë theksohet se dy liderët janë dakorduar se politika e presionit maksimal të zbatuara nën udhëheqjen e SHBA-ve mbi Korenë e Veriut kanë sjellë në situatën e sotme qeverinë e Pyongyang-ut.
Ndërsa në bisedën me kryeministrin japonez Abe bëhet e ditur se Trump ka theksuar se Koreja e Veriut duhet t’i japë fund të gjitha programeve të saj bërthamore dhe të raketave balistike.