Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet në Uashington dy aleatë kyç në Lindjen e Mesme gjatë javës së parë të muajit prill.
Një zyrtar i lartë i administratës ka thënë se Trump do të takohet me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi në Shtëpinë e Bardhë më 3 prill.
Më 5 prill, Mbreti i Jordanisë, Abdullah do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë për tu takuar me presidentin amerikan, ka njoftuar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.
Një zyrtar i administratës ka thënë se Trump dëshiron të rindërtojë raportet e SHBA-së me Egjipin, gjatë takimit me liderin e këtij shteti.
“Ai dëshiron që të përdor takimin me presidentin Sisi për të forcuar marrëdhëniet bilaterale”, u ka thënë gazetarëve ky zyrtar.
Ndërkaq, Spicer ka thënë se vizita e Mbretit Abdullah do t’i mundësojë dy liderëve që të diskutojnë për “një sërë çështjes të përbashkëta në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, konfliktin në Siri si dhe raportet izraelito-palestineze”.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...