Trump do të përmirësojë “ndalesën e udhëtimit”, ja kush lejohet të hyjë në ShBA

17:14 | 19 Shkurt 2017
Arbresh.info

Administrata e presidentit Trump është duke hartuar një plan të ndryshuar të “ndalimit të udhëtimit” i cili pritet të nënshkruhet të martën.

Urdhri i ri nuk do të ndalë personat që kanë kartën e gjelbër ose ata të cilët janë tashmë në aeroplan për në ShBA, ka thënë Sekretari i Shtetit për Sigurinë Kombëtare, transmeton arbresh.info.

Sipas draftit të ri, përsëri banorët e shtatë shteteve myslimane nuk do të lejohen të hyjnë në ShBA, ndërsa me përmirësimet e reja do të sqarohen shumë konfuzione që ishin bërë gjatë këtyre ditëve që nga hyrja e saj në fuqi.

Urdhri origjinal i Trump u dënua në mbarë botën, duke u quajtur jo njerëzor dhe racist, ndërsa shkaktoi shumë konfuzione si për autoritetet ashtu edhe për punëtorët e linjave ajrore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme