Google ADS

Trump do të nënshkruajë urdhër të ri për ndalimin e emigrantëve

20:49 | 16 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Departamenti i Drejtësisë nuk do të luftojë për urdhërin e Trumpit për ndalimin e emigrantëve nga shtatë vendet myslimane, që është pezulluar nga gjykata federale, por presidenti i SHBA-ve do të nënshkruajë një urdhër të ri.

Trump nuk ka dhënë detaje rreth urdhërit të ri dhe nëse do të ndryshojë nga ai i mëparshmi, transmeton portali arbresh.info.

“Problemi i vetëm që kishim ( në lidhje me vendimin) ishte vendimi i gabuar i gjykatës, të cilin me të gjithë respektin, e konsideroj vendim të gabuar”, ka thënë Trump.

Pas 27 janarit, kur u nënshkrua ndalimi i udhëtimit, pothuajse të gjithë udhëtarët nga shtatë vende me shumicë myslimane u ndërpre përkohësisht edhe për refugjatët sirianë që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme