Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të mundte Presidentin Joe Biden në garën e ardhshme presidenciale, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Ky konkludim ka arritur pas sondazhit të fundit të kryer nga Rasmussen, transmeton portal arbresh.info
Në shenjën e fundit të mosmiratimit në rritje të amerikanëve ndaj Biden, vetëm 37 përqind e votuesve të mundshëm amerikanë do ta mbështesnin atë në zgjedhje tani.
Trump do të fitonte 43 përqind të votive dhe 14 përqind e votuesve do të zgjidhnin një kandidat tjetër.
Biden e mundi Trump në nëntor të vitit 2020 me 51.3 përqind të votave popllore.
Sondazhi ka nxjerrë në pah se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Trump do të merrte më shumë vota nga gratë dhe njerëzit me ngjyrë.
Sondazhi u krye midis 16 gushtit dhe 17 gushtit mes tërheqjes kaotike të SHBA-ve nga Afganistani pas 20 vitesh, pasi mijëra njerëz humbën jetën dhe u shpenzuan më shumë se 80 milionë dollarë./arbresh.info/
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones