Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të mbyllë qeverinë federale këtë vit nëse Kongresi nuk miraton fonde të mjaftueshme për të forcuar kontrollin kufitar, përfshirë fonde për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
Muajin e kaluar presidenti nënshkroi projekt-buxhetin prej 1.3 trilionë dollarësh për financimin e qeverisë federale deri në shtator.
Dje në një tubim në Miçigan, presidenti tha se Kongresi do të hedhë në votë projekt-buxhetin e ri më 28 shtator, por nëse nuk përfshin fonde për murin në kufi ai nuk do ta nënshkruajë projekt-buxhetin.
“E duam murin, do ta ndërtojmë. Kemi filluar punën. Kemi 1.6 miliardë dollarë fonde. Nëse nuk marrim fonde për sigurinë kufitare nuk kam ç’të bëj. Do të mbyllim punët e vendit, pasi na duhet siguria kufitare”.
Mbrojtja e kufirit përmes ndërtimit të një muri ishte një nga premtimet kryesore që bëri në fushatën presidenciale Donald Trumpi. Por ka gjasa që presidenti të krijojë divergjenca të reja me republikanët e partisë së tij nëse përpiqet të mbyllë qeverinë ndërkohë që shumë republikanë përgatiten të garojnë në zgjedhjet e nëntorit./VoA/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...