Kremlini njoftoi të mërkurën se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të mos mbajnë një takim në Paris për të shmangur zhvendosjen e vëmendjes nga ceremonia përkujtimore që zhvillohet në fundjavë, me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
“Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Donald Trump do të takohen me njëri-tjetrin shkurtimisht, por nuk do të mbajnë një takim të plotë, të gjatë”, tha këshilltari i Kremlinit për Çështjet e Jashtme Yuri Ushakov.
Ushakov tha se Franca shprehu shqetësimin se një takim Trump-Putin do të tërhiqte vëmendjen nga ceremonia përkujtimore e Parisit. Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vendosën ta shtyjnë takimin deri në fund të muajit, kur të dy udhëheqësit pritet të marrin pjesë në takimin e Grupit të 20-shes që mbahet në Argjentinë.
Të hënën Trump tha se me gjasë nuk do të takohej me zotin Putin në Paris, por gjatë takimit të G-20-shes.
Sipas Yuri Ushakov-it gjatë vizitës së këshilltarit amerikan të Sigurisë Kombëtare John Bolton muajin e kaluar në Moskë, ai dhe zyrtarët rusë biseduan gjithashtu për mundësinë që dy presidentët të vizitonin vendet respektive.
“U diskutua për një shkëmbim të mundshëm të vizitave në Moskë dhe Uashington, por nuk ka pasur ndonjë diskutim specifik rreth kësaj çështjeje”, shtoi ai.
Bolton tha muajin e kaluar se presidenti Putin është ftuar të vizitojë Uashingtonin vitin e ardhshëm, por data e takimit nuk është vendosur ende
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...