Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shtrënguar duart dhe kanë shkëmbyer përshëndetje, derisa liderët janë mbledhur për fotografinë e grupit në samitin ekonomik të Azi-Paqësorit në Vjetnam. Takimi i shkurtër ka pasuar ditë të spekulimeve se Trump dhe Putin do të mbajnë bisedime formale më 10 nëntor.
Por, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar në fund se dy presidentët nuk do të takohen formalisht.
Zëdhënësja Sarah Sanders ka thënë se takimi nuk zhvillohet për shkak të mospërputhjes së agjendave.
Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë tensionuar keq për shkak të agresionit të Moskës në Ukrainë dhe ndërhyrjes së saj të dyshuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.
Të vetmin takim ballë për ballë, presidentët Trump dhe Putin e kanë zhvilluar në margjina të një samiti në Gjermani, në muajin korrik./REL
Certifikimi i subjekteve politike dhe dorëzimi i listës së k...
Pacolli me një thënie për jetën: Ç’të ofrosh, do të marrësh
Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së
Yamal e krahason pasimin e tij si të ishte në “PlayStation”
Izraeli: Mbi 100 kamionë me ndihma humanitare hynë në veri t...
Maqedonci pjesëmarrës në konferencën e ‘Kartës së Adriatikut...