Google ADS

Trump dhe Putin bien dakord: ‘S’ka zgjidhje ushtarake’ në Siri

22:52 | 11 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët presidenciale duke thënë se “nuk ka zgjidhje ushtarake” për Sirinë.

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë diskutuar mbi situatën në Siri gjatë një samiti rajonal në Vietnam, transmeton portali arbresh.info

Në deklaratën e lëshuar nga të dyja anët, thuhet se të dy presidentët kanë bërë përparim në lidhje me situatën në Siri, e cila është goditur nga një luftë civile.

SHBA-të dhe Rusia kanë mbështetur fraksione konkurruese në konfliktin e përgjakshëm dhe marrëveshja mes tyre drejt paqës po konsiderohet e rrallë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme