Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thanë se do të koordinojnë “një përgjigje të përbashkët dhe të fuqishme” për sulmin e raportuar kimik në Douma të Sirisë.
Gjatë një bisede telefonike, dy liderët e dënuan sulmin “e tmerrshëm” dhe u pajtuan se Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, “duhet të mbahet përgjegjëse për abuzimet e vazhdueshme me të drejtat e njeriut”.
Zyra e Macronit tha se dy vendet do t’i koordinojnë përpjekjet e tyre në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të mbahet sot.
Seanca është thirrur nga SHBA-ja, Franca, Britania, Suedia, Polonia, Holanda, Kuvajti, Peruja dhe Bregu i Fildishtë.
Trump, të dielën, e dënoi Rusinë dhe presidentin rus, Vladimir Putin, së bashku me Iranin, për shkak të mbështetjes që i japin Assadit.
Trump e quajti “kafshë” Assadin dhe tha se ka një “çmim të madh për të paguar” për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.
Burimet mjekësore kanë thënë se dhjetëra njerëz janë vrarë të shtunën në sulmin e dyshuar kimik në Douma, në rajonin e Gutës Lindore.
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë