Google ADS

Trump dhe Kim Jong-un pritet të takohen në muajin maj

01:30 | 9 Mars 2018
Trina Galanxhi

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un ka ftuar në takim Presidentin amerikan, Donald Trump.

Kim ka deklaruar se është i angazhuar për ndërprerjen e programit bërthamor dhe tha se Koreja Veriore do t’i përmbahet ndonjë testi të ardhshëm, ka njoftuar nga Shtëpia e Bardhë, këshilltari i sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut Chung Eui-yong, transmeton portali arbresh.info

Trump është shprehur i gatshëm të takohet me Kim Jong-un gjatë muajit maj.

Chung bëri njoftimin e papritur pas takimit me Trump dhe këshilltarin e sigurimit kombëtar .R. McMaster të enjten. Ai e vlerësoi udhëheqjen e Trump dhe politikën amerikane të “presionit maksimal” për sjelljen e Koresë së Veriut në tavolinë.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, është planifikuar të takohet me Kim në fund të prillit në zonën e çmilitarizuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme