Trump dhe Kim e quajnë njëri-tjetrin të ‘çmendur’

19:30 | 22 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Kim Jong-un në fjalimin e të fundit të cituar nga agjensia shtetërore e lajmeve koreano veriore e ka quajtur Presidentin amerikan ‘të trullosur’, por nuk ka zgjatur shumë dhe Donald Trump i është kthyer me të njejtin fjalor.

Në deklaratën e fundit, Kim tha se Trump do të ‘paguajë shtrenjtë’ për fjalimin e bërë në OKB, ku Presidenti amerikan tha se ‘do të shkatërrojë tërësisht veriun nëse kërcënohen SHBA-të dhe aleatët e saj’, transmeton portali arbresh.info

Menjëherë pas deklaratës Trump përmes llogarisë zyrtare në Tëitter e ka quajtur Kim Jong-un ‘të çmendur’ dhe se ‘do të testohet si kurrë më parë’.

Të dy vendet janë angazhuar në një retorikë shumë të nxehtë gjatë muajve të fundit.

Në lidhjen me luftën e fjalëve, Kina ka reguar duke theksuar se ‘situara është e ndërlikuar dhe e ndjeshme’.

“Të gjitha partitë relevante duhet të ushtrojnë përmbajtje karshi njëra-tjetrës”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm Lu Kang.

Në anën tjetër edhe Rusia ka kërkuar përmbajtje, duke shtuar se ‘Moska është e shqetësuar për një përshkallëzim tensionesh’.

Koreja e Veriut ka testuar raketat në një shkallë të paparë deri me tani dhe ka kryer testin e gjashtë të tij bërthamor, pavarësisht dënimit ndërkombëtar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme