Google ADS

Trump dhe Kim bëjnë historinë, shtrëngojnë duart

08:10 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Donald Trump dhe Kim Jong-un janë presidentët e parë të SHBA-ve respektivisht Koresë Veriore që takohen, në një zhvillim të paprecedent pas një viti të kërcënimeve të dyanshme.

Dyshja shtrëngoi duart në një hotel luksoz në Singapor para se të vazhdonin me bisedime, transmeton portali arbresh.info.

Trump tha se ishte bërë përparim i madh, dhe tha që së shpejti do të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi me z. Kim.

Ata kanë diskutuar për uljen e tensioneve dhe çarmatimin bërthamor.

Megjithatë, nuk është ende e qartë se çfarë dokumenti do të nënshkruajnë udhëheqësit.

Analistët janë të ndarë sa i përket arritjeve të samitit. Disa e shohin si një propagandë  fituese për Kim, e të tjerë si rrugë potenciale për paqe./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme