Donald Trump ka thënë se do të dërgojë 1,500 trupa shtesë në Lindjen e Mesme pas rritjes së tensioneve me Iranin, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar Kongresin.
Presidenti tha se ushtarët po dërgoheshin për shkak se duan të kenë mbrojtje, transmeton portali arbresh.info.
Ai foli për këtë çështje gjersa po largohej nga Shtëpia e bardhë për të udhëtuar drejt Japonisë ku ai dhe zonja e parë do të marrin pjesë në një vizitë shtetërore.
Detajet e sakta se ku do të shkojnë forcat dhe në cilat njësite do të vendosen nuk janë bërë të ditura ende. Burime të ndryshme i kanë thënë Reuters që përfshihen edhe inxhinierët në këtë kontingjent.
Forcat do të numëronin ‘afërsisht’ 1.500 dhe do të vendoseshin në javët e ardhshme, me përgjegjësitë e tyre primare dhe aktivitetet që ishin të natyrës mbrojtëse, sipas një kopje të njoftimit të marrë nga The Associated Press./Arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi