Google ADS

Trump dënon racizmin dhe supremacinë e bardhë

18:19 | 5 Gusht 2019
Arbresh.info

Presidenti Donald Trump ka dënuar racizmin, urrejtjen dhe supremacinë e bardhë në një fjalim pas dy sulmeve me armë ku mbetën 30 persona të vdekur në Teksas e Ohajo.

Ai ka bërë thirrje për reforma të shëndetit mendor në kontrollimin e armëve, dënim me vdekje për ata që kryejë këso sulme masive dhe  shumë bashkëpunim bi-partizan lidhur me ligjet për armë, transmeton portali arbresh.info.

“Shëndeti mendor dhe urrejtja kanë tërhequr këmbëzën, jo arma”, tha Trump, duke folur në Shtëpinë e Bardhë.

Ai nuk ka shprehur mbështetje për masat e propozuara në Kongres për kontrollin e armëve.

“Me një zë, kombi ynë duhet të dënojë racizmin, fanatizmin dhe supremacinë e bardhë,” tha zoti Trump të hënën. “Këto ideologji të gabuara duhet të mposhten. Urrejtja nuk ka vend në Amerikë.”

Komente të tij erdhën pak para se i dyshuari për sulmin në El Paso, Teksas u akuzua për vrasje kapitale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme