Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përshkruar pandeminë e koronavirusit si sulmin më të keq të kryer ndonjëherë ndaj SHBA-ve, ndërsa ai vazhdon të drejtojë gishtin nga Kina.
Trump tha se kriza globale që e ka goditur SHBA-në është me e keqe se sulmet japoneze të Pearl Harbour në Luftën e Dytë Botërore dhe se sulmet 9/11 të vitit 2001, transmeton portal arbresh.info
Ai shtoi se Covid-19 duhet të ishte ndalur, duke shtuar se “Kina mund ta ndalonte, por nuk e bëri”.
Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha: “Ne kaluam sulmin më të keq që kemi pasur ndonjëherë mbi vendin tonë, ky është sulmi më i keq që kemi pasur ndonjëherë”.
“Ky sulm është më i keq se Pearl Harbour, dhe më i keq se 9/11. Anjëherë nuk ka pasur një sulm si ky dhe nuk do të duhet të ndodhte kurrë”, shtoi ai.
Covid-19 u shfaq për herë të parë në Ëuhan, Kinë. Pekini po përballet me reagime globale në lidhje me qasjen e saj ndaj shpërthimit, veçanërisht në lidhje me transparencën.
Koronavirus ka infektuar më shumë se një milion amerikanë dhe ka marrë jetën e afro 73,000. SHBA ka një numër më të lartë vdekjesh se çdo vend tjetër./arbresh.info/
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...