Google ADS

Trump: Comey bën mirë të mos shpërndajë biseda të regjistruara tonat

21:44 | 12 Maj 2017
Trina Galanxhi

Pas shkarkimit të James Comeyt, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka paralajmëruar ish-shefin e FBI-së që të mos shpërndajë biseda të regjistruara mes tyre për mediat.

Në një valë postimesh në Twitter, Trump ka lëshuar akuza të shpra për mediat, duke u shprehur se akuzat për lidhje të mundshme mes tij dhe Rusisë janë një fabrikim i demokratëve për të justifikuar humbjen në zgjedhje, si dhe janë amplifikuar me ndihmën e mediave që shpërndajnë lajmë false.

I njohur për postimet e tij në rrjetin social Twitter, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar disa deklarata të ashpra, ndërsa ka paralajmëruar ish-shefin e FBI-së, James Comey, që të mos shpërndajë biseda të regjistruara mes tyre pas shkarkimit të tij nga Byroja Federale e Investigimit. Në një kohë kur mbi Trump ka patur akuza për lidhje të mundshme me Rusinë, lideri aktual i Uashingtonit në kundërpërgjigje të tyre, shkroi se kjo është një histori e fabrikuar nga demokratët me qëllim që të justifikonin humbjen e zgjedhjeve.

 Trump: Po e përsëris, historitë se ka patur një marrëveshje të fshehtë mes rusëve dhe fushatës së Donald Trump, janë një fabrikim i demokratëve për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve. Mediat që publikojnë lajme false kanë punuar me orar të zgjatur ditën e sotme! Si një president aktiv, me ngjarje të shumta që po ndodhin, është e pamundur që bashkëpunëtorët e mi të flasin në një podium me një saktësi perfekte. Ndoshta zgjidhje mund të jetë që të anulojnë të gjitha konferencat e ardhshme për mediat dhe t’i dërgojnë ato me shkrim për hir të saktësisë. Sa i përket James Comey, bën mirë të shpresojë që nuk ka asnjë regjistrim të bisedave tona, përpara se ato të rrjedhin në media.

Presidenti Trump, më herët deklaroi se ai nuk po hetohet nga FBI-ja për cështjen e Rusisë. Megjithatë, lideri aktual i Uashingtonit ka patur presion të vazhdueshëm nga demokratët dhe një pjesë e opinionit publik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme