Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kryetari i partisë Brexit, Nigel Farage, duhet të përfshihet në qeverinë e Britanisë së Madhe dhe se ky shtet duhet të përgatitet për t’u larguar nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.
Në një intervistë për gazetën “Sunday Times”, presidenti amerikan tha se ka qëndrim kritik për negociatat e Britanisë për Brexitin, duke thënë se ata ia kanë lënë Bashkimit Evropian “të gjitha letrat”.
Intervista e tij për mediumin britanik erdhi dy ditë para vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe. Ai tha të shtunën se Boris Johnson do të ishte lider i shkëlqyeshëm për Partinë Konservatore.
Duke e thyer konventën diplomatike, Trump tha se lideri i partisë Brexit ka shumë për të ofruar në negociatat me BE-në dhe se qeveria konservatore duhet ta bëjë atë pjesë të saj.
Në anën tjetër, kryetari i Londrës, Sadiq Khan, e ka kritikuar presidentin amerikan, duke thënë se ai paraqet një shembull të keq të një kërcënimi botëror që po vazhdon të rritet. Për më tepër, ai e ka krahasuar atë me fashistët e shekullit njëzet, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...