Pas javësh me trazira civile në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump po premton se administrata e tij do të ndërmarrë përpjekje intensive për zhvillim ekonomik në komunitetet me pakica dhe të marrë masa ndaj pabarazive në kujdesin shëndetësor të atyre zonave.
Shtëpia e Bardhë, pa dhënë detaje, tha se kjo është pjesë e një plani me katër pika për “të sjellë siguri, mundësi dhe dinjitet.”
Duke folur të enjten në një aktivitet për racën dhe politikën në një kishë në Dallas të Teksasit, presidenti tha se si pjesë e këtij plani, ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, ku kërkohet nga policia, që të plotësojë standardet më profesionale për përdorimin e forcës.
“Duhet të punojmë së bashku për të konfrontuar racizmin dhe paragjykimin kudo që të shfaqen. Por nuk mund të bëjmë përparim dhe të shërojmë plagët, duke etiketuar në mënyrë të padrejtë si racistë miliona njerëz të mirë amerikanë”, tha ai.
Presidenti Donald Trump hodhi poshtë gjithashtu kritikat për komentet e tij të mëparshme për nevojën që forcat e rendit të mbajnë kontrollin në rrugë mes trazirave.
“Do t’i qëndroj kësaj”, tha ai.
Hapat lidhur me komunitetet afrikano-amerikane dhe reformat e policisë që zoti Trump i shpallu në Dallas, nuk ka shumë gjasa që të qetësojnë ata që janë të indinjuar nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë.
Presidenti Trump tha gjithashtu disa herë se pezullimi ose shpërbërja e departamenteve të policisë nuk mund të lejohet.
Presidenti e minimizoi egërsinë e brutalitetit të policisë kundër njerëzve me ngjyrë duke thënë se pjesa më e madhe e policëve janë të mirë, por “gjithmonë ka ndonjë element të keq kudo që të shkosh”.
Ndërsa autokolona e zotit Trump arrinte në kishë, disa grupe protestuesish, ishin aty pranë. Disa mbanin parrulla me fjalë të papërshtatshme. Përkrahës të Presidentit Trump mbanin shenja për rizgjedhjen e tij në nëntor.
Rivali demokrat i Presidentit Trump, ish-nënpresidenti Joe Biden, kritikoi udhëtimin e presidentit në Dallas.
“Për javë të tëra, kemi parë Presidentin Trump që i shmanget një diskutimi kuptimplotë për racizmin sistematik lidhur me racizmin sistematik dhe brutalitetin e policisë”, tha ai në një deklaratë.
“Ai e ka përçarë edhe më tej vendin. Udhëtimi i sotëm në Teksas nuk do ta ndryshojë këtë”, tha ai./VOA/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...