Google ADS

Trump bën selfie me politikanin izraelit të akuzuar për trafikim të drogës dhe prostitucion

22:22 | 22 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është zënë në një formë i papërgatitur nga një politikan izraelit që kishte dalur ta priste atë.

Deputeti Oren Hazan, politikan nga partia e kryeministrit Benjamin Netanyahu, me një reputacion jo edhe aq të mirë, i dha një pritje të ngrohtë Donald Trumpit, transmeton portali arbresh.info

Hazan gjatë takimit të parë me Trump nxorri telefonin e tij dhe bëri një selfie me Presidentin e SHBA-ve, duke dhënë kështu një shembull aspak të mirë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu u përpoq që të shmangte këtë skandal, por nuk ia doli.

Në vitin 2015, Hazan është pezulluar nga pozita si nënkryetar i Parlamentit të Izraelit pasi një raport pretendonte se ai ishte i përfshirë në tregtinë e drogës dhe të seksit  që vepronte në Bullgari./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme