Presidenti amerikan Donald Trump ka arritur në Bruksel para samitit dyditor të Grupit të Shtatëve në të cilin liderët priten të bëjnë presion tek ai për të zbutur qëndrimin ndaj tregtisë dhe ndryshimeve klimatike.
Takimi i G7-ës në qytetin turistik të Taorminas është vendi i fundit i turit nëntë-ditor të Trumpit në Lindjen e Mesme dhe Evropë, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga marrja e pushtetit, transmeton portali arbresh.info.
Pas vizitave në Arabinë Saudite, Izrael dhe Territoret Palestineze, Trump u takua të mërkurën në Romë me Papa Françeskun dhe zhvilloi bisedime të enjten me krerët e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe aleancën ushtarake të NATO-s në Bruksel.
Aeroplani i tij u ul në bazën ushtarake Sigonella. Ai duhej të fluturonte në Taorminë me helikopter./Arbresh.info
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?