Presidenti Donald Trump dhe kompania Boeing kanë arritur një marrëveshje për ndërtimin e dy avionëve Air Force One me një çmim prej 3.9 miliardë dollarë, bën të ditur Shtëpia e Bardhë.
Trump ka kërkuar nga kompania që aeroplanët të jenë gati në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info
Presidenti amerikan u takua me ekzekutivët e Boeing javën e shkuar në Shtëpinë e Bardhë për të finalizuar marrëveshjen.
Dy zyrtarë thanë se Presidenti kërkoi që aeroplani i ri të bëhet deri në vitin 2021, fillimi i asaj që do të ishte një mandat i dytë, i cili është tre vjet më shpejt sesa plani origjinal i vitit 2024, raporton CNN.
Të dy 747 janë në Kaliforni tani, tha një zyrtar, dhe Boeing do të bëjë përmirësimin e avionëve deri atëherë, por kërkesat e testimit të Forcave Ajrore mund të kërkojnë edhe tre vjet të tjera.
Për muaj të tërë, Presidenti është fiksuar në një aeroplan të ri dhe i ka treguar në mënyrë të përsëritur ndihmësve të tij se ai dëshiron që avioni të përfundojë për mandatin e tij të dytë. Është një pyetje e hapur nëse kjo mund të ndodhë – duke pasur parasysh një kohë të gjatë testimi të Forcave Ajrore.
Shtëpia e Bardhë po e tregon këtë si një kursim prej më shumë se 1 miliard dollarë nga vlerësimi fillestar prej 5 miliardë dollarësh./Arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...