Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka apeluar një vendim të gjykatës që e detyron atë të paguajë 454 milionë dollarë, pasi është gjetur fajtor në padinë e bërë kundër tij për ekzagjerim të vlerës së pasurisë dhe pronave që ka, për të siguruar kushte më të mira kreditore.
Trump i ka kërkuar një gjykate të apelit që të përmbysë vendimin e marrë prej gjyqtarit Arthur Engoron më 16 shkurt.
Përveç pagesës prej 354.9 milionë dollarëve, Trumpit i janë kufizuar edhe mundësitë për të bërë biznes në shtetin e Nju Jorkut.
Këto masa ndëshkimore rrezikojnë t’i krijojnë Trumpit vështirësi financiare, teksa bën fushatë për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
Gjykata e Apelit tani ka mundësi që të pezullojë vendimin e marrë prej gjykatës së shkallës së parë, derisa të merret vendimi i ri, e që mund të zgjasë deri në një vit.
Trump ka hedhur poshtë çdo keqbërje në këtë rast.
Sipas revistës Forbes, pasuria e tij kap vlerën e 2.6 miliardë dollarëve, mirëpo ka dilema se sa ka para të gatshme nëpër banka.
Përveç këtij rasti, Trumpit i kërkohet të paguajë edhe 83.3 milionë dollarë për shkrimtaren E. Jean Carroll, e cila e ka paditur ish-presidentin, i cili, sipas saj, e ka mohuar që e ka dhunuar disa dekada më parë.
Trump është zotuar për të apeluar edhe këtë vendim.
Një rast tjetër gjyqësor, për një padi penale kundër Trumpit, pritet të nisë më 25 mars.
Në atë proces, Trump dyshohet se e ka paguar yllin e pornografisë, Stormy Daniels në këmbim të heshtjes së saj, para zgjedhjeve të vitit 2016.
Trump ka padi edhe në Uashington dhe Xhorxhia, pasi dyshohet edhe për tentime që të përmbysë rezultatin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, si dhe për menaxhim të dokumenteve konfidenciale, pasi është larguar prej Shtëpisë së Bardhë.
Vetë Trump është deklaruar i pafajshëm në të katër rastet./REL/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...