Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se do të anulojë vizitën zyrtare në Danimarkë, pasi shteti nordik hodhi poshtë idenë e tij për blerjen e Grenlandës.
Vendimi vjen dy ditë pas raporteve të konfirmuara se ai ishte i interesuar të blejë Grenlandën, një territor gjysmë autonom danez dhe ishulli më i madh në botë, transmeton portali arbresh.info.
Por lideri amerikan gjithashtu tha se blerja e tij nuk ishte në top prioritet.
“Danimarka është një vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, por bazuar në komentet e kryeministres Mette Frederiksen, që nuk ka interes në diskutimin e blerjes së Grenlandës, do të shtyj takimin tonë të paraparë në dy javë”, shkruan Trump.
“Kryeministrja ishte në gjendje të kursente një shpenzim dhe përpjekje të madhe për Shtetet e Bashkuara dhe Danimarkën duke qenë kaq e drejtpërdrejtë. Unë e falënderoj atë për këtë dhe mezi pres që të takohemi dikur në të ardhmen!”
Trump ishte planifikuar të vizitojë Kopenhagën në 2-3 shtator për takime me Frederiksen dhe kryeministrin e Greenland, Kim Kielsen.
Vizita e liderit amerikan në Poloni pritet të vazhdojë përpara në fund të gushtit./arbresh.info/
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...