Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar paradën ushtarake për Ditën e Veteranëve në Uashington DC që ishte planifikuar për sivjet, kjo për shkak të kostos së lartë.
Ai ka thënë se politikanët lokalë kishin kërkuar shifër qesharake të lartë, transmeton portali arbresh.info.
Raportimet thonë se ngjarja mund të kishte kushtuar deri 90 milionë dollarë, tre herë më shumë se sa ishte vlerësuar fillimisht.
Trump tha “ndoshta do të bëjmë diçka vitin e ardhshëm në DC”, dhe ai do të marrë pjesë në parada në Francë dhe në bazën ajrore Andrews të Maryland.
Trump ishte impresionuar aq shumë me paradën në Ditën e Bastilles në Francë më 2017, sa tha se donte që edhe SHBA-ja të organizonte diçka të tillë./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...