Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar politikat e paraardhësit të tij në lidhje me Kubën, duke thënë se ato i lejuan regjimit të Castros të përfitojë më shumë nga rritja e turizmit.
Politika e re e Shtëpisë së Bardhë udhëzon Departamentin e Thesarit t’i japë fund metodës së zakonshme të vizitave në kombin komunist, duke ndaluar udhëtimet individuale mes shtetasve, sipas një dokumenti të publikuar përpara fjalimit të Trumpit, që e dha pak minuta më herët nga Miami.
Turizmi është teknikisht i ndaluar nëse rikthehet embargoja, por nën administratën “Obama”, rregullatoret lehtësuese u lejuan amerikanëve të vizitonin Kubën përmes udhëtimeve individuale. Politika e Trumpit kufizon këtë metodë udhëtimi në Kubë për individët. Amerikanët që ndjekin këtë metodë udhëtimi duhet të shkojnë në ishull në grupe.
Edhe pse Trump tha se “anuloi” politikat e Obamës, një dokument i publikuar nga zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja thekson se ndryhsimet e njoftuara këtë të premte nuk do të ndikojnë derisa të nxirren rregullat e reja.
“Përfitimet nga investimet në turizëm i shkojnë drejtpërdrejt për ushtrinë. Regjimi zotëron tashmë paratë dhe industrinë. Rezultati i veprimit ekzekutiv të administratës së kaluar ka qenë thjesht një represion më i madh dhe një lëvizje për të shtypur lëvizjen paqësore demokratike”, tha Trump në Miami.
Presidenti fajësoi gjithashtu regjimin e Castros për rekordet e të drejtave të njeriut. Trump u angazhua gjithashtu se do të “ekspozojë krimet e regjimit të Castros” dhe do të mbështesë kubanët. Ai argumentoi se liria për kubanët do të ishte në interesin e amerikanëve.
“Për afro 6 dekada, populli kuban ka vuajtur nën dominimin komunist”, tha Trump. “Deri më sot, Kuba është sunduar nga të njëjtët njerëz, që kanë vrarë dhjetëra mijëra qytetarë të Kubës, të cilët synonin të përhapnin ideologjinë e tyre shtypëse dhe të dështuar edhe përmes hemisferës sonë, ndërsa dikur u përpoqën të grumbullonin armë bërthamore nga armiqtë vetëm 90 milje nga brigjet tona”.
Trump tha se do të angazhohet për një marrëveshje që do t’u shërbejë më mirë interesave të popujve të Shteteve të Bashkuara dhe Kubës. “Me ndihmën e Zotit, Kuba e lirë është ajo që ne do të arrijmë së shpejti”, tha Trump.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...