Google ADS

Trump anashkalon përsëri darkën me gazetarët: Armiq të popullit

19:14 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti amerikan, Donald Trump përsëri nuk ka marrë pjesë në darkën tradicionale të gazetarëve të akredituar në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan Donald Trump anashkaloi përsëri darkën e korrespondentëve, duke shënuar një fazë të re në marrëdhëniet e tij të stuhishme me mediat. Që nga inaugurimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka sulmuar vazhdimisht mediat, duke i quajtur “të pandershme”, “armiq të popullit” dhe “parti opozitare”.

Duke ju drejtuar gazetarëve dhe të personazheve të njohura në Uashington, korrespondenti i Reuters në Shtëpinë e Bardhë, Jeff Mason, mbrojti profesionin e tij duke thënë se “puna jonë është të tregojmë faktet dhe t’i rikujtojmë udhëheqësve përgjegjësitë e tyre”.

“Ne nuk jemi Fake News, ne nuk jemi armiku i popullit amerikan”, tha Mason.

Pra, në vend që të përballet në Uashington me përfaqësuesit e mdiave, ndaj të cilave nuk ndalon denigrimin, Presidenti amerikan zgjodhi këtë vit të shkojë në një takim me votuesit e tij në Miçigan.

Është viti i dytë me radhë që Trump dezerton darkën vjetore të gazetarëve të akredituar në Shtëpinë e Bardhë (vitin e kaluar ai fluturoi në një takim në Pensilvani), që tradicionalisht është shkëmbim batutash midis një komediani dhe presidentit para një numri të madh audience ku shfaqen shpesh yjet e Hollivudit.

“Pse duhet të mbyllem në një dhomë me një grup njerëzish të majtë që më urrejnë?”, është qëndrimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë të bërë publik nga partia republikane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme