Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka minimizuar seriozitetin dhe ndikimin e sulmit kibernetik ndaj rrjeteve kompjuterike të disa agjencive qeveritare amerikane. Ai po ashtu ka hedhur dyshime se nëse Rusia qëndron prapa këtij sulmi.
“Sulmi kibernetik është më i madh në ‘Mediat e rreme’ sesa është në realitet”, shkroi Trump në Twitter më 19 dhjetor.
“Rusia, Rusia, Rusia, Rusia, është brohoritja kryesore kur ndodh diçka sepse mediat, kryesisht për arsye financiare, kanë frikë që ta diskutojnë mundësinë se (prapa sulmit kibernetik) mund të jetë Kina (mund të jetë)”, ka shtuar presidenti amerikan.
Komentet e Trumpit se pas sulmit kibernetik qëndron Kina – që kishin në cak një sërë agjencisë federale, përfshirë Departamentin e Thesarit dhe atë të Tregtisë – janë kontradiktore me qëndrimet e shprehura nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe një sërë ligjvënësish amerikanë.
“Ne mund të themi se me qartësi rusët ishin të përfshirë në këtë aktivitet”, tha Pompeo gjatë një interviste dhënë më 18 dhjetor.
Ndërkaq, ligjvënësi republikan, Mitt Romney po ashtu tha se pas sulmit kibernetik qëndrojnë rusët.
Trump minimizon seriozitetin dhe ndikimin e sulmit kibernetik
Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në sulmin kibernetik.
Kompania Microsoft tha se është njoftuar nga më shumë se 40 konsumatorë që u goditën nga ky sulm, që sipas ekspertëve mund të lejojnë sulmuesit që të kenë qasje në informacione të ndjeshme të qeverisë dhe në rrjete që operojnë infrastrukturë të tillë, siç janë rrjetet e energjisë elektrike.
Pothuajse 80 për qind e konsumatorëve të prekur janë me seli në Shtetet e Bashkuara, tha presidenti i Microsoft, Brad Smith në një shkrim. Kompanitë e tjera të tjera të prekura nga ky sulm kibernetik janë në Belgjikë, Britani, Kanada, Izrael, Meksikë, Spanjë dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sulmi kibernetik fillimisht ishte raportuar më 13 dhjetor dhe mediat cituan zyrtarë amerikanë të thonë se hakerët në Rusi janë të dyshuar për këtë sulm.
Kompania, sofveri i së cilës është kompromentuar është SolarWinds. Kjo kompani, pranoi më 16 dhjetor se hakerët “nga një shtet tjetër” kanë futur një kod në rrjetin që menaxhon suflerin e tyre dhe kjo sipas tyre është bërë ndërmjet muajit mars dhe qershor të këtij viti./REL/
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...