Trump: 100 marrëveshje tregtare nuk mund të peshojnë më shumë se Covid-19

09:11 | 14 Maj 2020
Arbresh.info

Në janar, Donald Trump dhe zëvendëskryeministri kinez Liu He nënshkruan një marrëveshje tregtare “Faza Një”.

Si pjesë e marrëveshjes, Kina u zotua të rrisë importet amerikane me 200 miliardë dollarë mbi nivelet e 2017-ës dhe të të fuqizojë rregullat e pronës intelektuale, transmeton portali arbresh.info.

Ishte menduar të hapte rrugën për një marrëveshje më të gjerë – por shanset për një zgjidhje të mosmarrëveshjes tregtare tani duken gjithnjë e më të largëta.

Në Twitter ditën e djeshme, Donald Trump tha se çdo përfitim nga marrëveshja tregtare me Kinën ishte tejkaluar nga ato që ai e quajti “murtajë nga Kina”.

Trump ka zgjatur gjithashtu për një vit një urdhër ekzekutiv që ndalon firmat amerikane që të përdorin pajisjet e telekomit të bëra nga kompani – të tilla si Huawei – që administrata e tij thotë se përbën një rrezik të sigurisë kombëtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme