Google ADS

Trudeau viziton Trump, por ulet pranë Ivankës

19:08 | 13 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Që të dy liderët janë shfaqur të qeshur përderisa kanë përshëndetur njëri-tjetrin, transmeton portali arbresh.info.

Trump ka theksuar se ‘kërkon të bashkëpunojë me Trudeau për të lehtësuar asksesin në kapital për sipërmarrëset femra’.

Ata janë duke marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët në lidhje me fuqinë  punëtore të grave.

Vajza e Donald Trump, Ivanka, është duke marrë pjesë në takim dhe ka ndihmuar për rekrutimin e pjesëmarrësve.

Të dy vendet pritet të shpallin një grup punues dhe pritet të dikutojnë për çështje të tilla si kujdesi ndaj fëmijëve dhe pushimit të lehonisë./Arbresh.info

Të ngjashme