Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka thënë se 176 personat, përfshirë 57 kanadezë në bordin e aeroplanit ukrainas të rrëzuar nga iranianët do të ishin ende gjallë nëse tensionet në këtë rajon nuk do të përshkallëzoheshin.
Trudeau është treguar i kujdesshëm për të mos e fajësuar presidentin amerikan Donald Trump për vdekjet që ndodhën në kohën e atentatit ndaj Qassem Soleimani, gjenerali iranian, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse nuk do të kishte përshkallëzim kohët e fundit në rajon, ata kanadezë do të ishin në shtëpi tani me familjet e tyre”, tha Trudeau në një intervistë për Global News Television.
“Kjo është diçka që ndodh kur ju keni konflikt dhe luftë. Të pafajshmit bartin peshën kryesore”.
Disa kanadezë përfshirë një udhëheqës kryesor të korporatave fajësojnë Trumpin pjesërisht për vdekjet. Trudeau tha se kishte folur me Trump.
“Unë kam folur për pikëllimin dhe humbjen e jashtëzakonshme që po ndjejnë kanadezët dhe nevojën për përgjigje të qarta se si ndodhi kjo dhe si do të sigurohemi që ajo të mos ndodhë më kurrë”, tha Trudeau.
Trudeau shtoi se normalisht do t’i pëlqente një paralajmërim përpara se Trump të urdhëronte vrasjen e Soleimanit.
Kanadaja ka trupa në Irak si pjesë e një misioni trajnimi të NATO-s.
Trudeau tha se ka edhe zemërim të drejtuar ndaj Iranit i cili pranoi të shtunën se kishte qëlluar aeroplanin në një “gabim katastrofik”.
“Ekziston një kërkesë për drejtësi. Dhe kjo është plotësisht, plotësisht për t’u pritur dhe duhet të merret me kujdes nga qeveria iraniane”, tha Trudeau./arbresh.info/
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...