Dita e falenderimeve në Kanada ra me 12 tetor të këtij viti, datë e cila nxiti një valë të re të rasteve me koronavirus, shtrimeve në spital dhe vdekje për shkak të tubimeve.
Me këtë rast, autoritetet kanë paralajmëruar që sistemi shëndetësor nuk mund të durojë një gjë të tillë të ndodhë edhe për Krishtlindje, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
“Reduktimi i kontakteve dhe zvogëlimi i tubimeve do të jetë gjëja më e rëndësishme në festat e fundvitit. Ajo që do të bëjmë ne dhe javët e ardhshme do të përcaktojë se çfarë do të bëjmë në Krishtlindje,” tha kryeministri kanadez, Justin Trudeau në një konferencë për shtyp.
Sa mbijeton koronavirusi në rroba?
Mbledhja e njerëzve ka qenë burimi kryesor i përhapjes së koronavirusit në të gjitha pjesët e Kanadasë, tha Teresa Tam, zyrtare kryesore e shëndetit publik në Kanada.
“Një nxitës i rëndësishëm i kësaj veprimtarie të shtuar të sëmundjes vazhdon të jetë tubimet dhe aktivitetet shoqërore joformale brenda dhe jashtë shtëpive tona,” tha Tam.
Autoritetet paralajmëruan se rastet me koronavirus mund të dyfishohen nëse kanadezët nuk i marrin seriozisht rregullat shëndetësore. /arbresh.info/
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...