Presidenti rus Vladimir Putin është përgjegjës për “krimet e luftës”, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau gjatë një vizite të papritur në Ukrainë.
Ai njoftoi Kievin për ndihmat e reja ushatarke dhe vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, transmeton portal arbresh.info
“Është e qartë se Vladimir Putin është përgjegjës për krimet e tmerrshme të luftës”, tha Trudeau të dielën në një konferencë shtypi në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Ai shtoi se “duhet të ketë përgjegjësi” dhe se ai ishte “dëshmitar i drejtpërdrejt i brutalitetit të luftës ilegale të Rusisë në Ukrainë”.
“Sot, unë po njoftoj më shumë ndihmë ushtarake, kamera me dron, imazhe satelitore, armë të vogla, municione dhe mbështetje të tjera, duke përfshirë financimin për operacionet e çminimit,” tha Trudeau.
“Dhe ne po sjellim sanksione të reja ndaj 40 individëve rusë dhe pesë entiteteve, oligarkëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të regjimit në sektorin e mbrojtjes, të gjithë bashkëfajtorë në luftën e Putinit”, shtoi ai.
Blloku i Kombeve të Grupit të Shtatë (G7), anëtar i të cilit është Kanadaja, njoftoi një paketë të re sanksionesh të dielën dhe u zotua të zvogëlojë varësinë e tij nga energjia ruse, përfshirë importin e naftës.
Kanadaja do të sigurojë gjithashtu 25 milionë dollarë për Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur sigurinë ushqimore dhe për të hequr tarifat tregtare për të gjitha importet e Ukrainës në Kanada për vitin e ardhshëm.
Trudeau gjatë vizitës së tij në Ukrainë, vizitoi qytetin e Irpin jashtë Kievit, pika qendrore e betejave të ashpra midis trupave ukrainase dhe ruse përpara se rusët të tërhiqeshin në fund të marsit./AlJazeera/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...