Trudeau, përpjekjet për rizgjedhje mes skandalit të fotove me fytyrë të zezë

21:12 | 20 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të premten se do të ndalojë armët e sulmit të stilit ushtarak. Deklarata duket si një përpjekje për të rikthyer vëmendjen tek fushata zgjedhore pas skandalit lidhur me një fotografi ku ai shfaqet me fytyrën e ngjyer me të zezë.

Zoti Trudeau po bën fushatë në Toronto kur kanë mbetur më pak se pesë javë nga mbatja e zgjedhjeve kombëtare të 21 tetorit dhe dy ditë nga publikimimi i fotografive.

Ne e dimë se nuk keni nevojë për sulm me armë ushtarake, nga ato që janë prodhuar për të vrarë një numër të madh njerëzish brenda një kohe të shkurtër, për të vrarë një dre”, tha zoti Trudeau.

Këtë muaj një 17-vjeçar u vra me armë zjarri dhe pesë njerëz të tjerë u plagosën në një komunitet jashtë Torontos. Dy ditë më vonë një tjetër person u vra po me armë zjarri në një autostradë kryesore. Udhëheqësi i Partisë Liberale po kërkon të rizgjidhet. Përpara se publikimit të fotografive dy ditë më parë ku ai shfaqet ngjyer me të zezë në fytyrë, sondazhet e tregonin zoti Trudeau kokë më kokë me rivalin e tij kryesor, kreun e Partisë Konservatore Andrew Scheer.

Por fushata e tij mori një kthesë negative kur revista Time publikoi fotot e kryeministrit i cili njihet si mbrojtës i fortë i multikulturalizmit. Ai e kishte ngjyer fytyrën gjatë një feste të vitit 2001 të quajtur “Netët arabe”, kohë kur punonte si mësues në një shkollë private në Vankuver./voa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme