Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka paralajmëruar rrezik të ndëryrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.
“Kemi parë gjatë viteve të kaluara një rritje të ndërhyrjes së faktorëve të jashtëm në proceset demokratike”, tha Trudeau në një konferencë për media.
“Kemi parë shumë qartë se shtetet si Rusia janë prapa shumë fushatave përçarëse”, shtoi ai.
Ai ka shtuar se Karina Gould, minister e Institucioneve Demokratike, ka krijuar forma të ndryshme për të mbrojtur zgjedhjet dhe për të siguruar se vota do të vendoset nga Kanada.
Agjencitë e intelegjencës në SHBA dhe BE, kishin akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e kaluara, duke përfshirë zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016. Moska kishte refuzuar këto akuza.
Zgjedhjet parlamentare në Kanada pritet të mbahen më 21 tetor.
Pacolli takon në rrugët e Nju Jorkut një polic nga Deçani dh...
Bashkimi e nis edicionin me fitore, Vëllaznimi njoftohet me ...
Ministri Hasani takohet me homologun Borg: Vlerësim Maltës p...
Musk tërhiqet nga beteja me drejtësinë në Brazil, emëron për...
Nga nesër fillon qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fush...
Barcelona e jashtëzakonshme në La Liga, ‘demolon’...