Trudeau pajtohet me përdorimin e termit “gjenocid” për luftën në Ukrainë

11:46 | 14 Prill 2022
Trina Galanxhi

Kryeministri kanadez, Justrin Trudeau, ka thënë se është “absolutisht e drejtë” që më shumë njerëz të përdorin termin “gjenocid” për të përshkruar veprimet ruse në Ukrainë.

Megjithatë, Trudeau nuk i bëri jehonë drejtpërdrejt komenteve të Joe Biden të një dite më parë, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara akuzoi për herë të parë homologun e tij rus Vladimir Putin për kryerjen e “gjenocidit”, transmeton portal arbresh.info

“Unë mendoj se siç theksoi Presidenti Biden, ka procese zyrtare rreth përcaktimeve të gjenocidit. Por, mendoj se është absolutisht e drejtë që gjithnjë e më shumë njerëz ta përdorin këtë term përsa i përkes përshkrimit të asaj që po bën Rusia në Ukrainë”, tha Trudeau.

Kryeministri kanadez vuri në duke “sulmet e synyara” kundër civilëve, duke përfshirë edhe bombardimin në stacionin e trenit në Ukrainën lindore, ku më shumë se 50 njerëz mbetën të vdekur.

Ai gjithashtu përmendi edhe përdorimin e dhunës seksuale si shembull që në Ukrainë janë duke kryer krime lufte.

“Mënyra se si ata po sulmojnë identitetin dhe kulturën ukrainase, këto të gjitha përbëjne krime lufte, për të cilat është përgjegjës Putini”, tha ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se mizoritë e kryera në Bucha dhe qytete të tjera pranë kryeqytetit, Kiev, ku trupat u gjetën në rrugë pas tërheqjes së trupave ruse nga zona, përbënin “gjenocid”./aljazeera/arbresh.info/

Të ngjashme