Kryeministri kanadez Justin Trudeau në platformën e tij drejtuar Kombeve të Bashkuara ka folur për dështimet historike në lidhje me njerëzit indigjenë.
Ai ka thënë se trashëgimia koloniale e vendit dhe ndikimi i saj i vazhdueshëm në Kombet e Para Kanadeze ishte një “poshtërim, neglizhim dhe abuzim”, transmeton portali arbresh.info
Trudeau mori pushtetin në vitin 2015 duke premtuar të rregullonte marrëdhëniet e vendit me popujt vendës.
Por ai është ballafaquar me kritika ndaj trajtimit të tij të çështjeve indigjene.
Kryeministri i përdori 30 minuta të enjten në Asamblenë e Përgjithshme për të riafirmuar angazhimin e tij për pajtimin.
“Kanada nuk është një vend i magjive ku vështirësitë me të cilat përballen të tjerët nuk ekzistojnë”, tha Trudeau. “Kanadaja është një punë në progres”./arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...