Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka deklaruar se kanadezët duhet të kenë besim në sistemin e emigracionit edhe kur mijëra azilkërkues vazhdojnë të vijnë në vend.
Gjatë një konferece për shtyp, ai tha se asnjë nga ata që ecin nëpër kufirin e SHBA-ve nuk do të merrte ndonjë avantazh të veçantë në përpjekjen e tyre për të ardhur në Kanada, duke u theksuar kanadezëve dhe refugjatëve të mundshëm që ata duhet të kalojnë nëpër kontrollet kufitare të zakonshme të sigurisë, transmeton portali arbresh.info
“Ne po ju sigurojmë se shërbimet tona kufitare, shoqëria civile dhe të gjitha grupet në nivelet e ndryshme të qeverisjes, por punojmë që të sigurojmë kanadezët për integritetin e kufijve tanë”, tha Trudeau
Ai ka shtuar se është pikërisht kjo arsyeja pse kanadezët janë pozitivë ndaj emigracionit, pozitiv ndaj diversitetit, sepse sipas tij kanadezët gjithmonë kanë zbatuar rregullat.
Por kur u pyet nëse numri i madh i emigrantëve po nxiste ndjenjat anti-emigrante në vend, Trudeau dënoi “demonstratat intolerante, raciste” që janë planifikuar në ditët e fundit.
“Pakica e vogël, grupet e zemëruara dhe të pakënaqur që kanë tendencë raciste nuk mund të përcaktojnë se kush jemi ne si vend”, tha ai.
Pas zgjedhjet se Donald Trumpit si President në SHBA, Kanada ka pritur një numër të madh emigrantësh që janë larguar nga Shtetet e Bashkuara.
Kanada gjithashtu ka qenë një shembull për shumë vende në botë në lidhje me pranimin e refugjatëve të larguar nga luftrat në Lindjen e Mesme./Arbresh.info
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...