Trudeau i bën thirrje Papa Françeskut që të kërkojë falje

21:39 | 29 Maj 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka kërkuar nga Papa Françesku që të kërkoj falje për rolin e Kishës Katolike në sistemin e shkollave në Kanada, ku disa fëmijë u abuzuan.

Kryeministri takoi Papa Françeskun në Vatikan, përderisa po qëndron në Itali për samitin e G7.

Shkollat rezidenciale u themeluan nga vitet 1880 dhe kishin për qëllim të merrnin  fëmijët nga familjet e tyre dhe për t’i asimiluar ata në shoqërinë kanadeze.

Shkolla e tillë e fundit u mbyll më 1996.

Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kanada, ka bërë thirrje për një kërkim falje, si pjesë e procesit të shërimit te të mbijetuarve.

Rreth 150,000 fëmijë vendës ishin marrë pa dëshirën e tyre nga familjet dhe ishin dërguar të jetonin në shkolla të udhëhequra nga kisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme