Çdo kanadez që dëshiron të vaksinohet do të jetë në gjendje ta bëjë këtë deri në fund të shtatorit, ka thënë kryeministri Justin Trudeau, duke u zotuar për një afat kohor që bëri në fund të vitit të kaluar.
Në një konferencë shtypi, Trudeau tha se prodhuesi i barnave Pfizer do të fillojë të shpërndajë një milion doza vaksinash COVID-19 çdo javë duke filluar nga 22 marsi, deri më 10 maj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Kjo do të bëjë një ndryshim të madh”, ka thënë Trudeau. “Çdo dozë bën një ndryshim”.
“Të gjithë ata që duan një vaksinë në Kanada do të jenë në gjendje të marrin deri në fund të shtatorit”, ka shtuar ai.
Kanadaja filloi fushatën e saj të vaksinimit në dhjetor dhe tashmë ka autorizuar katër vaksina për përdorim në vend.
Por, në mes të një nxitimi global për vaksinat, Kanadaja është përballur me një mungesë në marrjen e dozave. Si shumë vende në botë, aktualisht as ky vend nuk prodhon ndonjë vaksinë.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen