Mbretëria me e fuqishme e Gjirit, Arabi Saudite është tronditur ditën e sotme nga një atentat për të vrarë trashëgimtarin e fronit.
Lajmi u bë i ditur nga mediat arabe, të cilat njoftojnë se atentati kundër Princit Selman ka dështuar.
Burime të afërta kanë thënë se Muhamed Bin Selman është sulmuar nga një prej anëtarëve të familjes mbretërore. një ditë më parë.
Ngjarja ka ndodhur ndërkohë që ai ka qenë i ftuar në një prej pallateve mbretërore në qytetin Xheda. Mësohet se princi që ka kryer këtë atentat është arrestuar.
Lajmi është konfirmuar edhe një nga një diplomat perëndimor për “Reuters”.
Ambiciet e trashëgimtarit Muhamed Bin Selman për pushtet, kanë ngjallur pakënaqësi tek princat e tjerë sauditë.
Mbreti i Arabisë Saudite pak kohë më parë shkarkoi nga posti i trashëgimtarit Muhamed Bin Najev dhe në vend të tij vendosi djalin e vet Muhamed Bin Selman.
Edhe pse mediat arabe mundohen ta paraqesin si të qetë transferimin e pushtetit pakënaqësia në radhët e princave sauditë është rritur dukshëm dhe mund të ketë cuar tek atentati i bujshëm për vrasjen e trashëgimtarit mbretëror./Arbresh/info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...