Antimafia italiane i ka dhënë sot një goditje të fortë mafias siçiliane Cosa Nostra.
Në orët e para të mëngjesit Antimafia e Palermos ka ekzekutuar urdhër arrestimin ndaj 7 personave të akuzuar si anëtarët e kupolës së re të mafias siçiliane Cosa Nostra.
Mes të arrestuarve janë dy persona nga familjet e njohura mafioze; Calogero Lo Piccolo, djali i bosit Salbatore Lo Piccolo i dënuar me burgim të përjetshëm dhe Leancro Greco, nip i një prej themeluesve të Cosa Nostras, Michele Greco, shkruan oranews.tv.
Të arrestuarit po përpiqeshin t’i jepnin një jetë të re mafias Cosa Nostra, duke rikrijuar kupolën drejtuese me garancinë e mbiemrave të familjeve të tyre e nën bekimin e bosit Settimo Mineo, i cili u arrestua në dhjetor të 2018 e që konsiderohej kreu i ri i mafias siçiliane pas vdekjes së Totto Riinas.
Operacioni i sotëm dhe zbardhja e emrave të kupolës së re drejtuese të Cosa Nostra u arrit falë rrëfimi të dy bosëve mafiozë të arrestuar një muaj më parë; Francesco Colleti e Filippo Bisconti, të cilët vendosën të bashkëpunonin me drejtësinë italiane.
Rrëfimi i të penduarve mafiozë ka zbardhur se kupola e re e Cosa Nostras është mbledhur për herë të parë pas vdekjes së Totto Riinas në 29 maj të 2018 me qëllim rimëkëmbjen e mafias siçiliane pas arrestimeve të shumta të anëtarëve të tyre e goditjeve që ka marrë nga policia gjatë viteve të fundit.
Të arrestuarit e tjerë të kupolës janë; Giovanni Sirchia në banesën e të cili u zhvillua mbledhja e kupolës,Giuseppe Serio, Erasmo Lo Bello, Pietro Lo Sicco e Carmelo Cacocciola.
Dy të fundit janë sipërmarrës të njohur.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...