Një nënë e tre fëmijë u vranë sot nga babai i tyre i cili i vuri zjarrin makinës ku ato gjendeshin pasi kishte hedhur benzinë mbi të.
Në tragjedinë e rëndë që ka tronditur Australinë nëna 31 vjeçare Hannah Baxter, fillimisht i mbijetoi ferrit, ku u vranë në mënyrë të tmerrshme fëmijët Aaliyah, gjashtë vjeçe, Laianah, katër e Trey, tre vjeç.
Ajo u dërgua në spitalin e Brisbane me djegie aq të rënda saqë dëshmitaret thonin se lëkura i binte nga trupi teksa ulërinte në agoni.
Por pasdite gjendja e saj u përkeqësua deri u shpall e vdekur në mbrëmje.
Autori i masakrës është ish-burri i saj , Rowan Charles Baxter, i cili vrau veten me thikë pranë makinës së masakrës që sapo kishte kryer.
42-vjeçari ka qenë lojtar profesionist regbie dhe kishte hynë në makinë sapo gruaja me të cilën ishte ndarë, i kishte vendosur fëmijët për t’i dërguar në shkollë.
Çifti ishin ndarë dy muaj më parë dhe raportohet se gjendeshin në një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve.
Dëshmitari Andreë Sinclair tha se nuk do ta harrojë kurrë pamjen e zonjës Baxter që dridhej në agoni teksa trupi i digjej. Një tjetër dëshmitar tha se ajo ishte plotësisht e ndërgjegjshme për atë që po ndodhte./ts/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...