Trondit kleriku saudit, arsyeton martesat e fëmijëve

00:20 | 6 Prill 2018
Trina Galanxhi

Në kohën kur shumë njerëz po luftojnë për t’i dhënë fund martesës së fëmijëve, një klerik saudit ka nxjerrë një dekret në të cilën thuhet se Islami e lejon këtë gjest.

Dekreti i diskutueshëm është bërë nga sheiku Abdullah Al Mane’e, një anëtar i gjatë i Këshillit të Dijetarëve të Mbretërisë, gjatë një shfaqje televizive dhe erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje të kërkuar nga një shikues, transmeton portali arbresh.info

“Nuk ka moshë specifike për të vajzë që të martohet. E dyta është se babai i vajzës është përsoni që më shumti ka të drejtë të marrë një vendim të tillë, sepse ai është personi që ka interes më të mirë për vajzën.  Nëse ai e kupton se një burrë që i ka propozuar vajzës së tij është i pranueshëm, nuk ka asgjë të keqe që të shkohet përpara me këtë propozim edhe nëse vajza e tij është e vogël”, tha ai.

Al Mane’e gjithashtu shpjegoi se ajo që vërteton dekretin e tij është fakti se shembujt e martesës së fëmijëve mund të gjenden në Kuran.

Deklarata e klerikut saudit nuk u ndal me kaq, ai vazhdoi që të sqarojë se pse burrave myslimanë nuk u është dhënë e drejta që të qeverisën nga një grua kur vjen pun ate vendimet e martesës.

“Ky nuk është një rregull i vendosur që t’u jep burrave fuqi për të shtypur gratë, por për t’i ndihmuar ato që të marrin vendimin e duhur kur është fjala te martesa”, tha ai.

Në fund të dekretit të tij, Al Mane’e tha se lejimi apo ndalimi i martesave të tilla varet nga arsyeja ose motivi që qëndron pas tyre.

“Nëse një baba apo kujdestar e marton vajzën për përfitime financiare, atëherë ai konsiderohet kriminel ose tradhëtar. Megjithatë, nëse ai mendon se ka ardhur një shansë e mirë për vajzën, që i garanton asaj lumturi, nuk ka asgjë të keqe”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme