Tridhjetë të lënduar në karnavale

23:06 | 1 Prill 2017
Arbresh.info

Tridhjetë persona janë plagosur sot në Paris, gjatë shënimit të festivalit të karnavaleve të mbajtur në periferi Villepin.

Aksidenti ndodhi, kur mori flakë dhe më pas shpërtheu një kukulle, të cilën e kishin ndërtuar pjesëmarrësit e karnavalit me kashtë dhe drunj.

Gazeta franceze “Le Parisien”, citon autoritetet lokale të kenë thënë se kjo ishte një aksident./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme