Tribunali dënon të pandehurin kryesor në çështjen e vrasjes së ish’kryeministrit të Libanit
Një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara i ka shpallur fajtor një anëtar të grupit Hezbollah, për komplotin e vrasjes së ish-kryeministrin të Libanit, Rafik al-Hariri më 2005 në Bejrut.
Gjykata liroi tre burra të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë për shkak të provave të pamjaftueshme.
Katër anëtarët e dyshuar të grupit militant shiit Hezbollah u gjykuan në mungesë nga Gjykata Speciale për Libanin, me seli në periferi të Hagës në Holandë.
Gjyqi nisi në vitin 2014.
Prokurorët e bazuan aktakuzën kryesisht në të dhënat e telefonave celularë që pretendohet se u përdoren nga personat e akuzuar, për të planifikuar dhe ekzekutuar vrajsen përmes makinës bombë.
Gjyqtarët thanë se provat treguan se i pandehuri kryesor, Salim Jamil Ayyash, posedonte “një nga gjashtë celularët e përdorur nga ekipi i atentatit” dhe vendosën se ai ishte fajtor për kryerjen e një sulmi terrorist dhe vrasje.
Vendndodhjet e Ajjashit, Hassan Habib Merhi, Hussein Hassan Oneissi dhe Asad Hassan Sabra nuk dihen.
“Provat vërtetuan gjithashtu se Ayyash kishte lidhje me Hezbollahun”, tha gjykatësi Micheline Braidy, i cili po lexonte një përmbledhje të vendimit prej 2.600 faqesh.
Sidoqoftë, gjyqtarët thanë se ata nuk kishin gjetur prova që lidershipi i Hezbollahut, që mbështetet nga Irani ose qeveria siriane kishte luajtur rol në sulmin e 14 shkurtit 2005, që la të vdekur 21 persona të tjerë.
Vrasja e Hariri, një nga politikanët më të spikatur myslimanë suni të Libanit, shkaktoi zemërim në të gjithë vendin.
Hariri, një miliarder musliman suni, kishte lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara, vendet perëndimore dhe aleatët arabë të Gjirit Suni dhe u pa si një kërcënim për ndikimin iranian dhe sirian në Liban. Ai drejtoi përpjekjet për të rindërtuar Bejrutin pas luftës civile 1975-1990.
Ai ka mbështetur thirrjet që Siria të largojë trupat e saj që kanë qenë në Liban prej vitit 1976.
Zemërimi lokal dhe ai ndërkombëtar për këtë sulm pati shtyrë qeverinë pro-siriane të Libanit që të japë dorëheqje dhe që Siria të tërheqë trupat nga ky shtet.
Hezbollahu dhe Damasku kanë mohuar përfshirjen në këtë rast.
Vendimi i Gjykatës, vjen në një kohë të një krize të thellë politike në Liban, pas një shpërthimi të madh në Bejrut dhe nga një gjendje të vështirë ekonomike.
Aktgjykimet u shtyn gati dy javë si shenjë respekti për viktimat e shpërthimit të 4 gushtit në portin e Bejrutit që vrau rreth 180 njerëz, plagosi më shumë se 6,000 dhe la një çerek milioni tjerë me shtëpi të shkatërruara./Express
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...