Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nuk do ta lejojnë hapësirën ajrore për ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili sipas agjendës pritet ta vizitojë Beogradin më 6 e 7 qershor.
Siç shkruan Danas këto shtete s’do ta lejojnë hapësirën ajrore për transportin e kryediplomatit rus.
Me logjistikën e udhëtimit të Lavrovit është duke u marrë vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Të dielën, kryeministrja serbe, Anna Brnabiq ka deklaruar se është e rëndësishme që në këtë kohë Serbinë ta vizitojë kryediplomati rus, por edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
E vetë Vuçiq kishte paralajmëruar vështirësi për vizitën e Lavrovit.
“Është e mundur që gjithçka të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë. A është gjithçka e planifikuar? Gjithçka është planifikuar”, kishte thënë ai.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030